Me forcën e kartonit mazhoranca miratoi e vetme të gjithë ligjet në rendin e ditës, ndërsa opozitarët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirizë uzurpuan foltoren dhe nuk lejuan diskutimet. Rrëzimi I kërkesës së demokratëve për zgjatjen e afatit të komisionit të reformës territoriale nxiti tensione, ndërsa Niko Peleshi u detyrua të ndërpriste disa herë seancën duke kërkuar pushim. Por pavarësisht thirrjeve të tij, deputetët e opozitës nuk u tërhoqën. Taulant Balla tha se reforma duhet të miratohet që të jetë gati për zgjedhjet vendore të 2027 dhe nuk ka më kohë për të humbur.