Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku këtë të martë ndodhen në një vizitë zyrtare në Itali, aty ku kanë nisur takimet me Kryetaren e Grupit Parlamentar të “Forca Italia” në Senatin italian, Stefania Craxi. Deputetët demokratë konfirmuan qëndrimin e Partisë Demokratike për të mbështetur çdo proces që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian. ‘Integrimi europian nuk është një slogan politik, por një proces që kërkon përkushtim real, reforma të thella dhe standarde të qëndrueshme demokratike.’ – shprehet Gazment Bardhi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.