Lidershipi i deputetëve demokratë në Kuvend u kthye për të dytën herë në mollë sherri gjatë seancës plenare. Kryeparlamentarja Nikolla kërkoi konsulencë shtesë juridike pasi përmes dy shkresave të ndryshme, Lulzim Basha njofton se kryesimin e grupit parlamentar e ka deleguar tek Flutura Açka, teksa Bardhi në letrën e tij pretendon se vazhdon të jetë kryetar grupi.