Prokuroria e Posaçme thotë se mesazhet që u janë shpërndarë politikanëve të lartë, apo personazheve publike, ku pretendohet se përmenden, ose dalin në bisedat e zbardhura nga aplikacionet SKY Encrochat janë të manipuluara. Përmes një njoftimi, SPAK thotë se është vënë në dijeni për disa mesazhe që i kanë mbërritur politikanëve dhe figurave publike gjatë ditëve të fundit përmes aplikacionit të koduar të komunikimit, Signal.