Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka vijuar akuzat ndaj SPAK për mënyrën se si po trajtohet çështja e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Bardhi thekson se kanë kaluar pesë ditë që nga njoftimi i SPAK se Balluku është marrë e pandehur edhe për tre akuza të reja, ndërsa sipas tij, në Kuvend nuk ka mbërritur ende asnjë kërkesë e re për heqjen e imunitetit të saj dhe arrestimin.