Filmi i regjisores Greta Gerëig, Barbie, ka lënë pas filmin The Dark Knight, të shpërndarë nga Ëarner Bros, duke u bërë kështu filmi më fitimprurës në histori për kompaninë në Shtetet e Bashkuara. Ky lajm vjen pasi filmi Barbie, me aktoren Margot Robbie në rol kryesor, arkëtoi më shumë se 537 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara, kur nuk është mbushur ende një muaj nga fillimi i shfaqjes së tij nëpër kinema, më 21 korrik.