Filmi “Barbie” po rezulton një sukses shumë të madh, i cili vetëm 20 ditë pas prezantimit në kinema ka arritur të mbledhë më shumë se 1 miliard dollarë. Sipas shifrave, kjo është hera e parë që një film i drejtuar nga një regjisore femër arrin shifra të tilla përfitimesh. “Barbie” fitoi gjithashtu fundjavën më të madhe të hapjes së vitit 2023, duke mposhtur filmin “Super Mario Bros”, i cili fitoi rreth 146 milionë dollarë.