Mijëra makakë kanë bastisur një qytet në Tajlandën qendrore, duke detyruar disa dyqane dhe biznese të mbyllen ose të zhvendosen. Siç raportohet, një ushtri prej 3500 majmunësh pushtoi qendrën e qytetit, duke i detyruar vendasit të largoheshin masivisht dhe të mbyllnin dyqanet e tyre, si dhe duke larguar turistët. Sipas raportimeve, makakët ishin agresivë, si për të treguar se janë gati të pushtojnë zonën. Disa vendas u larguan, ndërsa të tjerët u detyruan të mbylleshin në shtëpitë e tyre në një përpjekje për t'u mbrojtur nga makakët.