Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë është ndërprerë për shkak të ndërhyrjes së banorëve të Gjoricës, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e paneleve fotovoltaike në zonën e tyre. Sipas tyre, ky projekt cenon drejtpërdrejt kullotat që ata përdorin prej vitesh për blegtorinë, duke rrezikuar jetesën e tyre. Banorët pretendojnë gjithashtu se procesi i miratimit të projektit është shoqëruar me parregullësi, pasi firmat në mbështetje të paneleve, sipas tyre, janë mbledhur edhe nga persona që nuk jetojnë në Gjoricë.