Trotuaret e reja, kanalizimet, ndriçimi dhe sinjalistika i kanë ndryshuar faqen bllokut të pallateve, që njihen si “ish-Nyja e Betonit” në Njësinë 7 ne Tirane. Veliaj gjate inspektimit tha se keto ndryshime ne zonat e banuara ka rritur edhe vlerat e prones, dhe shfrytezoi rastn te sqaronte edhe çështjen e punimeve në Unazë, duke siguruar familjet që preken nga projekti, se do të marrin ose kompensim ose një strehë.