Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në këmbë duke kundërshtuar ngritjen e resortit luksoz të Bashkim Ulajt. Të irriturar, ata zbarkuan në zonën ku po kryhen punimet dhe rrëzuan me forcë gardhin rrethues. Pavarësisht prezencës së policisë, ata nuk u ndalën. Me darë e pinca në duar, por dhe mjete të tjera banorët arritën të hynin brenda kantierit. Banorët, të cilët I janë bashkaur dhe protestave në Tiranë, përsëritën edhe njëherë qëndrimin e tyre se toka u është vjedhur padrejtësisht.