“Bankers Petroleum” ka reaguar zyrtarisht për hetimet e Prokurorisë ndaj drejtuesve të kësaj kompanie, të cilët janë arrestuar për evazion fiskal. Në një deklaratë për mediat, Bankers thotë se kompania po ofron mbështetje të plotë ligjore për të gjithë stafin e prekur dhe garanton përfaqësim të plotë ligjor në çdo fazë proceduriale, duke mbështetur fuqimisht të drejtën e tyre për një proces të drejtë dhe të paanshëm.