Banka Qendrore Europiane vendosi të zgjasë përkohësisht afatin e linjave të likuiditetit në euro me nëntë muaj, deri në muajin mars të vitit 2022. Objektivi i këtyre linjave të likuiditetit në euro është përballimi i nevojave të mundshme për likuiditet në euro në shtetet joanëtare të Eurozonës, në prani të mos funksionimit të tregjeve për shkak të COVID-19.