Banka Shqiptare për Zhvillim do të ketë një kapital fillestar prej 100 milionë eurosh. Shifra u njoftua të mërkurën në Komisionin e Ekonomisë nga ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj. Projektligji parashikon ngritjen e një institucioni financiar sipas modeleve europiane, me fokus në financimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme sidomos në zonat rurale.