Bandat shqiptare së bashku me ato italiane janë zhvendosur në Australi, ku kanë vijuar aktivitetin criminal në bashkëpunim me grupet vendase. Aktualisht po hetohen 51 klane italiane të krimit të organizuar në të gjithë vendin, ku 14 prej tyre i përkasin organizatës famëkeqe Ndrangheta. Përmes një aplikacioni të përdorur nga policia, ka mundur të zbulojë gjithë krimet e kryera nga bandat në fjalë.