Një bandë shqiptare prej 5 personash ranë në prangat e policisë italiane për kryerjen e dhjetëra vjedhjeve në qendra të ndryshme tregtare. Sipas mediave italiane, grupi shkonte në Itali enkas për të kryer vjedhjet, merrnin makina me qira dhe më pas ktheheshin në Shqipëri.