Top News/ ‘Banania-vepër arti’, u ble në treg për 0,35 dollarë, u shit në ankand për 6.2 milionë USD
21/11/2024 13:41

Vepra artistike provokuese e Maurizio Cattelan, që nuk është gjë tjetër vecse një banane e ngjitur me shirit ngjitës në mur, është shitur për 6.2 milionë dollarë në një ankand në shtëpinë e ankandeve Sotheby's në Nju Jork, katër herë më shumë nga vlerësimet e mëparshme. Shtëpia e ankandeve tha se sipërmarrësi kinez i kriptomonedhave, Justin Sun, la pas gjashtë rivalë të tjerë, duke marrë me vete instalacionin e quajtur "Komediani" të artistit italian të mërkurën. “Në ditët në vijim, unë personalisht do ta ha bananen si pjesë e kësaj eksperience unike artistike”, citohet të ketë thënë Sun. Banania e ngjitur në mur - tani ndoshta një nga frutat më të shtrenjta të shitura ndonjëherë - në fakt u ble më herët gjatë ditës në treg për vetëm 0.35 dollarë, sipas Neë York Times. "Komediani" u prezantua për herë të parë për publikun në vitin 2019, duke u bërë menjëherë një sensacion viral dhe duke nxitur gjithashtu debate të nxehta se çfarë është arti. Instalimi - i cili ka udhëtuar nëpër botë - vjen me udhëzime se si të zëvendësohet banania sa herë që kalbet. Në fakt, fruti është ngrënë jo një, por dy herë. Në vitin 2023, një student arti i Koresë së Jugut e hëngri atë kur instalacioni u shfaq në Muzeun e Artit Leeum të Seulit. Muzeu më vonë vendosi një banane të re në të njëjtin vend, raportuan mediat lokale. Katër vjet më parë, një artist tjetër e hoqi bananen nga muri dhe e hëngri pasi vepra u shit për 120,000 dollarë në Art Basel në Miami. Banania u zëvendësua me shpejtësi dhe nuk u ndërmor asnjë veprim tjetër.

Top News- “SHBA mund të tërhiqet nga Ballkani e Kosova”, ish-këshilltari i Trump jep alarmin
19/03 23:00
Top News- Arabia Saudite do hyn në luftë, nuk heziton më: Ndëshkim për Iranin
19/03 22:39
Top News- Irani plan djallëzor kundër SHBA, zgjeron luftën…do hakmarrje
19/03 22:38
Top News- Tym e zjarr nga predhat, panik në Izrael, Libani hakmerret për Iranin
19/03 22:37
Top News- Izraeli nuk i bindet Trump, thyen urdhrin dhe përshkallëzon luftën me Iranin
19/03 22:37
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top News- Irani rrëzon avionin e gjeneratës së fundit/ F-35 goditet në fluturim
19/03 20:31
Top Channel/ Europa dhe Japonia PLAN për Hormuzin, masa për siguri. Dyfishohet çmimi i gazit
19/03 19:39
Top News- Goditet grupi kriminal shqiptar/ Britani, trafikonin drogë cilësore dhe armë zjarri
19/03 18:23
Top Channel/ Italia ul akcizën e naftës: Ndërhyrje për uljen e cmimit të karburantit!
19/03 15:06
Top News- Irani vendos tra në Hormuz/ Planifikon tarifa për ccdo anije me naftë që do të kalojë
19/03 15:05
Top News – ‘Shpërthejnë’ qershitë në Tokio / Sezoni i magjisë fillon zyrtarisht në Japoni
19/03 14:47
Top News- Avioni luftarak rus ‘shëtitje’ mbi Estoni / Reagon menjëherë NATO, shkeli hapësirën ajrore
19/03 14:46
Top News – Irani kërkon ndihmë nga Rusia e Kina / CIA konfirmon…por detajet ‘me dyer të mbyllura’
19/03 14:22
Top News – Më e lumtura në botë për 9 vite rresht / Finlanda mban kurorën, Afganistani i fundit
19/03 14:06
Top News- OKB përgatitet për luftë bërthamore/Udhëzon dhe trajnon stafin si të përballojë rrezatimet
19/03 13:09
Top News – Hittler përballet me Zielinskin / Gara zgjedhore në qytetin francez bëhet virale
19/03 12:20
Top Channel/ Shpërthen meningjiti në Angli, mjekët: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë!
19/03 12:12
Top News – BE Sh.P.K, përgjigja e Brukselit për SHBA e Kinën. Propozimi për një mjedis të unifikuar
19/03 12:10
DIGITALB DIGITALB