Top News – ‘Balona spiune’ e Kinës, mbi SHBA! Fluturoi mbi bazën që mban armë bërthamore
03/02/2023 11:46

Një objekt që dyshohet të jetë një “balonë përgjimi” kineze po fluturon mbi Shtetet e Bashkuara prej disa ditësh dhe zyrtarë të lartë amerikanë kanë këshilluar presidentin Joe Biden që të mos urdhërojë rrëzimin për shkak të shqetësimit se copat e saj mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë. "Është e qartë se qëllimi i kësaj balone është survejimi", u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, dy ekonomitë më të mëdha në botë, kanë qenë të tensionuara kohët e fundit, me përplasje për shkak të Tajvanit dhe gjendjes së të drejtave të njeriut në Kinë, si edhe aktivitetit të saj ushtarak në Detin e Kinës Jugore. Uashingtoni e ka gjurmuar balonën që kur ajo hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së disa ditë më parë, duke e mbikqyrur atë me avionë ushtarakë amerikanë. Zyrtarët nuk pranuan të thonë se në çfarë lartësie po fluturonte balona, por pranuan se po funksiononte mbi trafikun ajror civil dhe nën "pjesën e jashtme të hapësirës".Udhëheqësit e lartë ushtarakë amerikanë shqyrtuan mundësinë e rrëzimit të balonës mbi shtetin e Montanës por përfundimisht rekomanduan mos kryerjen e një lëvizjeje të tillë për shkak të rrezikut të mundshëm të sigurisë nga copëzat e saj. Zyrtarët amerikanë e diskutuan këtë çështje edhe me homologët e tyre kinezë. "Ne u kemi komunikuar atyre seriozitetin me të cilin e trajtojmë këtë çështje," thanë burimet. Balonat përgjuese kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara disa herë vitet e fundit, por kjo balonë duket se ka qarkulluar më gjatë se në rastet e mëparshme.

Top Channel/ Referendumi për drejtësinë në Itali. Test për mbështetjen që ka Meloni
23/03 00:01
Top Channel/ Irani mund të godasë Britaninë? E vërteta që fshihet pas deklaratës së Izraelit
22/03 23:17
Top Channel/ Irani i përgjigjet Trump: Hormuzi mbyllet përfundimisht, nëse sulmoni termocentralet
22/03 23:08
Top News-Ministri hungarez ‘spiunoi’ BE-në. Telefononte Lavrov gjatë takimeve të liderëve europianë’
22/03 18:42
Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
Top News – ‘Jam i lumtur që ka vdekur!’ / Trondit sërish Trump, ‘pandjeshmëria’ në nivel të ri
22/03 17:10
Top News – Bazat amerikane, mbrojtje apo rrezik…? Vendet e Gjirit në dilemë: Lufta e Netanyahut
22/03 16:25
Top News – Meloni para sfidës së madhe / Dy ditë referendum për reformën në drejtësi
22/03 16:23
Top News – Shpërthim i jashtëzakonshëm meningjiti / Shtohen rastet në Britani, dy viktima deri tani
22/03 16:22
Top Channel/ Gjashtë kushtet e Iranit për paqe/ Plani për ti dhënë fund luftës, Teherani del me…
22/03 15:42
Top Channel/ Izrael, 162 të plagosur nga Irani/ Netanjahu: Të na bashkohen vendet e tjera
22/03 15:04
Top News – Të armatosur deri në dhëmbë… Marinsat e Trumpit gati të pushtojnë fortesat e Iranit
22/03 13:42
Top News- Lufta, jashtë kontrollit të Trump / Tre javë më vonë…konflikti me Iranin përshkallëzohet
22/03 13:33
Top News – Irani do të sulmojë Londrën me raketa…!? Britania nuk sheh prova, ‘Trump flet për vete’
22/03 13:21
Top News – Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç…Irani i përgjigjet Trumpit: Anijet e armikut ‘jo’
22/03 13:16
Top News – Kuba në errësirë, rrjeti në kolaps / Ndërpritet energjia në gjithë vendin, hera e dytë
22/03 13:08
Top News – Evropa brenda rrezes së Iranit / Regjimi ‘gris’ kufizimet për raketat balistike
22/03 13:07
DIGITALB DIGITALB