Shtetet e Bashkuara njoftuan se po vazhdojnë të mbledhin pjesët e balonës kineze të survejimit në lartësi të mëdha, që u godit dhe u rrëzua mbi Oqeanin Atlantik gjatë fundjavës. Pjesët kanë filluar tashmë të analizohen nga ekspertët e shërbimeve të zbulimit.