Belinda Balluku rikthehet përkohësisht në detyrat qeveritare si numri dy i ekzekutivit dhe ministre e energjisë dhe infrastrukturës. Me shumicë votash Kushtetuesja vendosi të pezullojë zbatimin e vendimit të gjykatës së posaçme antikorrupsion, që i hiqte Ballukut të drejtën e firmës, deri në momentin kur çështja të shqyrtohet nga trupa gjykuese e Kushtetueses. Ndërkohë masa e sigurisë e ndalimit të daljes jashtë vendit vijon të mbetet në fuqi.