Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në Forumin Global të Transportit dhe Ndërlidhjes, i zhvilluar në Stamboll nën kujdesin e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Ky forum mblodhi së bashku rreth 70 ministra dhe një numër të madh delegacionesh nga mbarë bota, për të diskutuar zhvillimet më të fundit në fushën e transportit dhe lidhjeve ndërkombëtare.