Ish zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka nderuar këtë të martë Dëshmorët e Atdheut nga Qarku i Fierit, ku është drejtuesja politike e socialistëve. Pasi bëri nderime pranë varrezave të të rënëve dhe vendosjes së kurorave me lule pranë Monumentit të Partizanes, Balluku theksoi se 28 mijë dëshmorët sot e përherë do të jenë udhërrefyes se Shqipëria është vendi për të cilin duhet të punojmë dhe të jemi të bashkuar.