Ballkani, I cili njihet si një fuqi baruti, është shndërruar në qendrën e përplasjeve të lindjes e perëndimit. Një nga format e përplasjes është ajo e spiunazhit. Një paralajmërim për një përplasje të tillë vjen nga gazetari rus Igor Korotçenko, i cili njëherësh është edhe ekspert ushtarak, I cili duke cituar burim të tij, pretendon se “Britanikët do t'i përgjigjen Rusisë në mënyrë asimetrike - dhe jo vetëm përmes Ukrainës, por edhe në Ballkan (Serbi, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë)”.