Top News – Ballkani perëndimor/ Organizohet samiti i 3-të digjiital
26/10/2020 19:10

Samiti i trete Digjital i Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Shqipëria ka nisur punimet në ditën e parë , me pjesëmarrës nga qeveritë e Rajonit, Bashkimi Europian si dhe përfaqësues nga agjencitë e sektorit publik dhe sipërmarrës privatë. Përgjatë tre ditëve do të shkëmbehet eksperienca e nderlidhjes dixhitale përmes rrjeteve të besueshme, dixhitalizimi i proceseve të biznesit, të shërbimeve publike si dhe zhvillimin e aftësive dixhitale. Samiti zhvillohet në kuadrin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që për shkak të pandemisë, edicioni këtij viti u organizua online. Në fjalën e saj gjatë samitit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se koha në të cilën po kalojmë tregoi qartë se sa i rëndësishëm është konektiviteti dhe shkëmbimi i përvojes dhe ndarjes së mendimeve sa i takon hartimit të iniciativave të përbashkëta. Balluku ndau me të pranishmit nismat që ka ndërmarrë Qeveria Shqiptare në rrugën e transformimit dixhital.“Zhvillimi i infrastrukturës së informacionit dhe teknologjisë është një nga prioritetet e Qeverisë së Shqipërisë dhe pjesë e objektivave strategjikë kombëtar, për zhvillim dhe integrim. Ne kemi miratuar një dokument të ri strategjik për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Infrastrukturës Digjitale, me vizionin për të ndërtuar infrastrukturë digjitale me shpejtësi të lartë dhe shumë të lartë, drejt një shoqërie gigabit. Në proces janë gjithashtu, edhe përgatitja e një strategjie të re për biznesin dhe inovacionin dhe strategjia për specializimin inteligjent”, tha Balluku. 67 spikera dhe moderatorë do të mbajnë fjalën e tyre gjatë punimeve të Samitit Digjital, teksa për ta ndjekur atë janë regjistruar më shumë se 600 persona nga vende të ndryshme të botës.

Top Channel/ Flakët në Borsh jashtë kontrollit, rrezikohen banesat. Vengu: 24 vatra ende aktive
26/07 23:14
Top Channel/ Ende alarmante situata në Borsh, situata jashtë kontrollit! Në rrezik banesat
26/07 22:43
Top Channel/ Mali në Borsh vijon të digjet, situatë alarmante! Rrezikohen banesat
26/07 21:51
Top Channel/ Vijon me epërsi zjarri në malin e Shashicës, rrezikohen disa banesa
26/07 21:50
Top News- Zjarri përhapet me shpejtësi, rrezikohen banesat në Kaninë
26/07 21:00
Top Channel/ Flakët në Pustec, kryetari i bashkisë: Sipërfaqja e djegur është goxha e madhe
26/07 20:20
Top News- 24 vatra zjarri aktive në vend/ 9 prej tyre po monitorohen, si paraqitet situata!
26/07 20:09
Top Channel/ Operacioni 411 mln euro, SPAK tregon goditjen e rrjetit shqiptar që ju kap 6 tonë drogë
26/07 19:52
Top Channel/ Trafik nga mbyllja e urës/ Radhë të gjata automjetesh në rrugën në Fushë-Milot
26/07 19:47
Top Channel/ Dy të lënduar nga zjarret, flakët rrethojnë fshatin në Delvinë
26/07 19:35
Top Channel/ 17 zjarre të rrezikshme! Harta e flakëve nga Tropoja deri në Konispol
26/07 19:33
Top Channel/ 6 ton drogë! SPAK godet rrjetin e trafikut, goditen biznesmenët, 16 nën hetim
26/07 19:28
Top News – Harta e NASA-s me vatrat e zjarreve në Shqipëri, mijëra ha të shkrumbuar
26/07 19:20
Top News- Aksident tragjik në Tepelenë/ Humb jetën 7 vjeçari, plagosen dy ukrainas
26/07 19:19
Top News- Zyrtarët e Fierit përpara Gjykatës/ Nuk arkëtuan 400 mijë euro në arkat e Bashkisë
26/07 18:52
Top News-6 tonë drogë e fshehur në kakao e banane/Detaje nga operacioni i SPAK, 16 persona në hetim
26/07 18:22
Top Channel/ Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës, vijon puna për izolimin e vatrës
26/07 18:21
Top Channel/ Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut, ndërhyet nga ajri
26/07 18:20
Top News- ‘Digjet’ Mati dhe Klosi/ 20 vatra zjarri aktive, flakët favorizohen nga era
26/07 18:18
Top Channel/ Zjarret “pushtojnë” Bulqizën dhe Matin! Zjarrfikësit nuk ndërhyjnë dot
26/07 18:02