Nga 1 korriku hiqet tarifa Roaming për pajtimtarët e rrjeteve celulare që vizitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zgjodhi ta ndante këtë lajm të rëndësishëm për vendet e Ballkanit, ndërsa shtoi se “nga 1 korriku të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të flasin me kosto zero në roaming”.