Studiuesja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, Ivana Stradner ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po hap një front të ri kundër Perëndimit. Ai po vepron në Ballkanin Perëndimor, i cili është krahu më i dobët i NATO-s dhe përbën një objektiv të përshtatshëm për ambiciet e Rusisë.