Top News- Ballkani armatoset me dronë luftarakë! Serbia vendi që po ‘përgatitet për luftë’
17/06/2025 11:26

Ballkani po armatoset gjithnjë e më shumë me dronë. Gati 30 vjet pas pushimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, dronë të rinj të armatosur janë duke patrulluar në qetësi kufijtë e rajonit. Numri I tyre ende nuk dihet por duke tse marrëveshja për kontrollin nënrajonal të armatimit që u nënshkrua në vitin 1996, pas përfundimit të luftës në Bosnjë nuk po respektohet më. Kufizimet e vendosura tashmë asnjë nga vendet e rajonit nuk po I respekton. “Vetëm tri shtete zotëronin dronë të armatosur në vitin 2010. Në fund të vitit 2024, ky numër u rrit në mbi 40”, tha për Radion Evropa e Lirë Antonio Prlenda, analist ushtarak nga Sarajeva, i cili së fundmi mbrojti tezën e magjistraturës për këtë temë. Dronët ushtarakë tashmë janë më të lirë, më të lëvizshëm dhe më vdekjeprurës sesa avionët luftarakë tradicionalë. Madje ata janë arma e preferuar pasi kushtojnë dhe më pak, ndërsa po përdoren masivisht në konfliktin e armatosur në Ukrainë dhe në lindjen e Mesme. Serbia ka blerë dronë sulmues nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli. Ajo është duke zhvilluar edhe modelet vendase: Pegaz, Vrabac dhe Komarac, të cilat e kanë mbushur qiellin mbi këtë vend, pasi marrëveshja për të blerë dronë Bayraktar nga Turqia ka dështuar. Kroacia ndërkohë nga ana tjetër ka blerë gjashtë dronë të armatosur turq dhe është duke prodhuar mini-dronët e saj vdekjeprurës, të cilët i ka eksportuar, mes tjerash, edhe në Ukrainë. Një tjetër vend i NATO-s, Mali i Zi, është duke i rritur në heshtje, por gjithnjë e më shumë kapacitetet e tij ushtarake. Edhe pse me një buxhet të kufizuar Mali I ZI ka blerë dronë zbulues nga Sllovenia, ndërsa është duke u përgatitur prë t’I prodhuar ata në bashkëpunim me SHBA. Në Bosnje e Hercegovinë, modernizimi i forcave të armatosura pengohet nga një buxhet i kufizuar, si dhe nga përçarjet politike. Përveç helikopterëve të dhuruar nga Shtetet e Bashkuara, ky vend nuk ka avionë të tjerë. Kosova po ashtu - ndonëse nuk është pjesë e marrëveshjes për kontrollin e armatimit - ka filluar të sigurojë dronë ushtarakë, fillimisht Bayraktarë nga Turqia. Paralelisht me prokurimin e dronëve, vendet në rajon po punojnë edhe për prokurimin e sistemeve të integruara për gjurmimin dhe rrëzimin e dronëve. Kroacia dhe Serbia kanë sisteme të tilla më të vogla, ndërsa, së voni, Turqia i ka dhuruar Bosnje e Hercegovinës një sistem anti-dron.

Top Channel/ Franca akuzon Iranin se “shkriu” frigoriferët në Europë
09/11 23:42
Top Channel/ Dokumentet sekrete, rusët humbën 400 mijë ushtarë në luftë
09/11 23:27
Top Channel/ Lufta drejt fundit, e “tregon” rënia e çmimit të naftës
09/11 23:21
Top Channel/ Merz, presion BE për Ukrainën: Financoni ose bllokoj buxhetin
09/11 23:16
Top News – Vëllai i ish Kryeministrit arrestohet për trafik klandestinësh
09/11 22:45
Top Channel/ A është shiu çelësi i lumturisë? Profesori zbulon efektet surprizuese të motit tek…
09/11 22:03
Top News – Fajtor për përdhunim. Aktori britanik, Russell Brand dënohet me 10 vite burg
09/11 22:00
Top Channel/ Arrestohet vëllai i Orbanit, dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore
09/11 20:01
Top News – BE me masa të rrepta. Në listë të zezë dhjetë ‘kurthe’ manipuluese online
09/11 20:00
Top News-E premtja e zezë ‘tërbon’ amerikanët/ Të gjithë në pritje të uljes së çmimeve të produkteve
09/11 19:20
Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09