Rritja e sigurisë në Ballkanin Perëndimor mbetet prioritare, në sfondin e tensioneve gjeopolitike që kanë shtrirë kudo në botë influencat e tyre ekonomike dhe jo vetëm. Republika e Kosovës ka kërkuar të blejë 246 raketa Javelin 24 Njësi lëshimi të Komandës së Lehtë Javelin. Kostoja totale është 75 milionë dollarë. Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes dorëzoi certifikatën duke njoftuar Kongresin për këtë shitje. Ushtria e Kosovës pritet të marrë edhe pajisje dhe trajnime të tjera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.