“Ballë për ballë me vulgaritetin e mosozotshëm të një zëdhënësi të “Shqipërisë së Re”. Dhe një fjalë në fund për njerëzit që sinqerisht besojnë tek protesta sepse duan të dëgjohen. ***furia e vulgariteteve me profile fallco tek komentet më poshtë do të tregojë përsëri, se si në çdo postim që i bie ndesh kësaj shtrese llumi mbi ujin e pastër të protestës, Algoritmi është vënë në funksion të së keqes - nuk do mbeten pa u ekspozuar me prova e fakte edhe grupet e huaja që janë mbrapa këtij megamanipulimi digjital”, shkroi Rama në rrjetet sociale.