Ministri i Brendshëm Taulant Balla, njëkohësisht edhe drejtuesi politik, i qarkut Fier në Partinë Socialiste, mbërriti në orët e mbrëmjes në spiutaln rajonal të qytetit, për të vizituar rreth 50 të moshuarit që janë strehuar aty, pas përfshirjes së azilit nga tymi. Balla takoi një nga një të gjithë të moshuarit e strehuar në spital dhe i garantoi ata se do të marrin shërbimin e duhur e do të rikthehen shumë shpejt në Shtëpinë e të Moshuarve, tashmë me një siguri edhe më të madhe.