Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë së Durrësit, u ndal kryesisht tek problematikat e komunikimit me qytetarët. Balla kërkoi që punonjësit e Qarkullimit Rrugor të kenë etikë gjatë komunikimit me qytetarët. Sipas tij ndëshkimi dhe gjobat nuk duhet të jetë qëllim në punën e tyre, por bindja dhe sensibilizimi i qytetetarëve për të zbatuar rregullat