Një ditë pasi Uashingtoni vendosi të lejojë ish kryeministrin Sali Berisha të kalojë oqeanin, me argumentin se i shërben interesit kombëtar që të bëhet ky përjashtim nga sanksionet e vendosura nga administrata Biden, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn pati një takim me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në një postim në rrjetet sociale, Balla thotë se takimi erdhi në kuadër të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe njëherë bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik me Tiranës dhe Uashingtonit.