Taulant Balla u shpjegoi një grupi kryesisht pensionistësh përfitimet që do të ketë ekonomia shqiptare nga investimi prej 4 miliardë dollarë i Jared Kushner në Zvërnec. Kreu i grupit parlamentar të PS tha se për ndërtimin do të blihen në Shqipëri tulla, tjegulla, çimento apo pemë. Sipas tij, kjo mund të çojë në përfitim ekonomik deri në 8 miliardë euro për ekonominë shqiptare. Balla tha se vetëm nga TVSH 20 për qind, buxheti i shtetit do të përfitojë 800 milionë dollarë. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.