Drejtuesi politik për diasporën i Partisë Socialiste, Taulant Balla u përplas me komisionerët dhe numëruesit e KQZ në Parkun Olimpik, aty ku po numërohet vota e diasporës. Shkak u bë kontestimi i vlefshmërisë së disa zarfeve nga ana e numëruesve. Balla tha se nuk mund të kontestohen zarfet, por vetëm vota.