Socialisti Taulant Balla ka publikuar një tjetër video në rrjetet sociale, ku ironizon me kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke thënë se ky i fundit ka nxjerrë Sali Berishën që ta mbrojë, pas deklaratave të bëra nga kreu i PD gjatë bashkëbisedimit me qytetarët këtë të shtunë. Balla i thotë Shehajt që të sqarojë pronësinë e vilës në Itali, teksa më herët, Shehaj e ka akuzuar Ballën se filmimi i banesës ku jeton familja e tij është përpjekje për ta kërcënuar që të mos denoncojë skandalet e mazhorancës.