Rama dorëzon në Presidencë dy vendimet e tij, të marra pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Borizanë, ku familjarët e të afërmit e ish-deputetit Rrahman Rraja, dhunojnë dy bashkë fshatarë, për shkak se i kishin denoncuar në polici për problemet që u kishte shkaktuar gurorja e tyre. Kësisoj, shkarkimi i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe zëvendësimi i tij me Taulant Ballën, janë në dorën e Presidentit Bajram Begaj.