Një balenë vrasëse, e bllokuar prej javësh në lumin e Senës në Francë, mes Rouenit dhe Le Havres, është gjetur e vdekur dhe do ti nënshtrohet tani autopsisë. Shoqata Sea Shepherd, që ka ndarë edhe imazhet, tha se e kishte pikasur kafshën në sipërfaqe falë informacioneve që u kishte dhënë një marinar.