Festa e Kurban Bajramit është festuar në të gjithë vendin, duke bërë bashkë qindra e mijëra besimtarë. Kryeqendra e veriut, Shkodra e ka kremtuar Kurban Bajramin në sheshin kryesor të qytetit. Ceremonia u udhëhoq nga zëvendësmyftiu, Arben Halluni, i cili në urimin e tij përfshiu të gjithë botën si dhe ndaljen e largimeve nga vendi.