Bagetat franceze konkurojnë këtë vit për tu bërë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, duke konkuruar për titullin me ccatitë e zinkut dhe një festival vere në Arbois. Në mes të marsit, ministrja franceze e kulturës, Roselyne Bachelot, duhet të vendosë për të zgjedhur mes këtyre të trejave dhe t’ia paraqesë zgjedhjen e saj presidentit emmanuel Macron. Për vetë bukëpjekësit francezë, bageta e famshme e meriton të jetë pjesë e listës së trashëgimive botërore të UNESCO-s dhe statusi do ti jepte asaj më shumë mbrojtje dhe më shumë prestigj.