Akademia e Forcave të armatosura pret maturantët e parë. Këtë vit nis studimet brezi i parë i kadetëve për studimet bachelor. Të rinjtë që kanë konkurruar u janë nënshtruar testeve fizike dhe shëndetësore dhe tashmë do të jenë të parët në këtë akademi, ku mbi të gjitha kanë një punë të sigurt.