Baba dhe bir janë arrestuar këtë të premte në Lushnje në kuadër të operacionit policor “Fokusi”, pasi dyshohet se posedonin armë zjarri dhe lëndë narkotike. Në pranga kanë rënë Shkëlqim Hajdari, 56 vjeç, dhe djali i tij, Hasan Hajdari, 24 vjeç, banues në fshatin Hajdaraj të Lushnjes.