Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku babai ka plagosur me thikë të bijën. Sipas informacioneve paraprake, Mikel Ndoi ka shkuar në vendin e punës së vajzës së tij dhe, në rrethana që mbeten ende të paqarta, e ka goditur atë me mjet prerës. I plagosur ka mbetur edhe kolegu i vajzës së autorit, i cili ka ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen. Ky i fundit, si dhe vajza e autorit, 24-vjeçarja Xhesika Ndoj, janë transportuar drejt spitalit të Durrësit, nga ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.