Për herë të dytë, babai i Ervis Martinajt u paraqit këtë të martë në SPAK, për procesin për pronat e djalit të tij. Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatëve, ndërsa Mustafa Martinaj deklari se autoritetet nuk po zbardhin zhdukjen e Ervis Martinajt. “Nuk duan ta zbardhin, prandaj e lënë në Kurbin, pasi ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë. I kam thënë të gjitha në SPAK kur erdha dhe dëshmova me kërkesën time. Askush nuk është interesuar që atëherë”, ka deklaruar Martinaj.