Ilir Kupa, kreu i bandës së babagjyshëve do të vendoset në regjimin e posaçëm me urdhër të ministrit të drejtësisë, Ulsi Manja. Aktualisht ai po vuan dënimin për gjashtë vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit. Pas këtij urdhëri, Kupa do të transferohet në regjimin e posaçëm 41 bis. Ministri i Drejtësisë paralajmëron se në bashkëpunim me SPAK, të tjerë të dënuar do t'i nënshtrohen këtij regjimi. Sipas tij, cilido i dënuar që thyen rregulloren e burgjeve, apo kryen vepra penale në burg duke cënuar rendin dhe sigurinë në burgje, do t'i nënshtrohet këtij regjimi sipas ligjit.