Klodian Skënderaj, avokati i Stela Gugalljas ka përgënjeshtruar lajmin e rremë të publikuar në media se klientja e tij është arrestuar në Vjenë të Austrisë. Avokati shprehet se nuk është aspak e vërtet se Stela Gugallja është ndaluar apo arrestuar. Sipas tij, ajo jeton e lirë me familjen e saj në Vjenë në pritje të procesit gjyqësor dhe se SPAK është në dijeni se ajo ka kundërshtuar ekstradimin drejt Shqipërisë.