Avokati i Popullit, Endri Shabani ngriti shqetesimin ne Bruksel per numrin e larte te personave qe qendrojne ne qelite e burgut ne Shqiperi pa nje vendim gjyqesor te formes se prere. “Përdorimi i paraburgimit si standard po mbingarkon burgjet duke rënduar kushtet ku qëndrojnë të burgosurit, sidomos ata që kanë probleme me shëndetin mendor. Paraburgimi duhet të jetë përjashtim, jo normë, nëse do të respektojmë parimin e prezumimit të pafajësisë” - deklaroi avokati i popullit.