Avokati i Popullit, Endrit Shabani merr drejtimin e Aleancës kundër Gjuhës së Urrejtjes. Vendimi u mor në takimin e radhës të Aleancës, në prani edhe të Këshillit të Evropës. Në fokus të këtij takimi ishin dy nisma të propozuara nga Avokati i Popullit: Ngritja e një sistemi të përbashkët për trajtimin e ankesave dhe Hartimi i një raporti vjetor të përbashkët. Këto dy nisma të propozuara nga Endrit Shabani synojnë që institucionet e pavarura të flasin me një zë të vetëm.