Hetimet e fundit për ngjarjet kriminale në vend kanë treguar se bandat kanë bashkëpunim me zyrtarë të ndryshëm. Në aksionin e fundit të zhvilluar nga SPAK u konfirmua se pjesë e grupeve ishin një avokat dhe një efektiv policie. Këta të fundit me një rol kyç në vënien në funksion të skemave mafioze. Alban Bengasi dhe Leonard Palushi ishin pjesë e listës së 32 urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK.