Top News – Avokatët nuk i mbrojnë/ Shtyhet gjyqi për grabitjen në Rinas
13/10/2020 13:13

Prej afroi dy vitesh vijon të shtyhet një ndër proceset gjyqësore më të rëndësishme në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Bëhet fjalë për gjashtë të pandehurit e grabitjes së Rinasit, ngjarje ndodhur me 9 shkurt 2017, ndërsa shkak i përhershëm i këtyre shtyrjeve janë mungesa e avokatëve mbrojtës, Dash dhe Ernest Kupa. Avokatët e caktuar nga gjykata refuzojnë të marrin përsipër mbrojtjen e të pandehurve per grabitjen ne Rinas, cka ka detyruar gjykaten qe ne cdo séance te marre mase administrative me gjobe nga avokatëve te cilet refuzojnë mbrojtjen e te pandehurve. Dy avokatët e caktuar së fundmi, në seancën e kesaj te marte, janë gjobitur me 50 mijë lekë të reja dhe 100 mijë lekë të reja. Procesi gjyqësor ka ngecur në konkluzionet përfundimtar, dhe më pas pritet vendimi i Apelit të së Posaçmes. Shkalla e Parë e ish-Gjakatës për Krime të Rënda i ka dënuar të pandehurit me 107 vite në total. Dash Kupa 27 vite burg, Ernest Kupa 26 vite burg, Neim Avdylaj 26 vite burg, Fatjon Xhyliu 21 vite burg, Dritan Sinani 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vite burg. Dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, Ditjon Memlika dhe Admir Çerpja janë dënuar me nga 8 vite e 6 muaj burg. Përveç grabitjes jashtë pistës në aeroportin e Rinasit, ata gjithashtu akuzohen të jenë autorë të dy grabitjeve të tjera të dy bankave në vitin 2015. Ata akuzohen për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”.

Top Channel/ Kardiokirurgjia e re/ Do të hapet spitali i ri me dy shërbime të rëndësishme në QSUT
17/08 15:16
Top Channel/ Masa për vr*sjen e 14-vjeçarit/ Nis seanca në Korçë për masën e sigurisë ndaj autorit dhe pesë personave të tjerë
17/08 15:06
Top News- Vr*sja e 14-vjeçarit në Korçë, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë
17/08 14:49
Top News- Konflikt i dhunshëm në Durrës/ Plagoset në kokë një person, autori në pranga
17/08 14:46
Top News- Bllokohen 35 mjete lundruese/ Kontrolle nga Komani në Ksamil, gjobiten drejtuesit
17/08 14:45
Top Channel/ Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, sot seanca
17/08 14:09
Top Channel/ Ëndrrat me gërshërë / Historia e berberit në Kukës që refuzoi të emigronte
17/08 12:24
Top Channel/ Plazhi i Kunes në modë /Hapësira të bollshme dhe natyra e qetë ka rritur interesin
17/08 12:16
Top Channel/ Subvencionet, 20 mln euro fermerëve/Përfitojnë ata që kanë nipt individual, jo debitorë
17/08 12:13
Top Channel/ “Udhërrëfyes” për arsimin e lartë/Universitetet duhet të forcojnë prezencën në internet
17/08 12:09
Top News- Normalizohet situata me zjarret/ Vetëm pesë vatra aktive në gjithë vendin
17/08 12:07
Top News- ‘Gjelbëruan’ malet e Shkodrës / Asgjësohen mijëra bimë hashash, dy të arrestuar
17/08 11:15
Top News- Shiu fik zjarret/ Përmirësohet situata, vetëm tre vatra aktive në vend
17/08 11:08
Top Channel/ Aksident në autostradën Fier–Vlorë/ Përplasen dy makina, krijohet trafik i rënduar
17/08 10:23
Top News – Makinat përplasen ballore. Aksident i rëndë në Qafë Thanë, tre të plagosur
17/08 10:19
Top News- Përndoqi e dhunoi 30-vjeçaren/ Arrestohet 38-vjeçari në Lushnje, e rrahu në dyqan
17/08 10:18
Top Channel/ Zjarri në Rrogozhinë! Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar
17/08 10:16
Top Channel/ Aksidenti i rëndë në Qafë Thanë! Makinat bëhen copash, 3 të plagosur
16/08 21:14
Top Channel/ Naun Shundi betejë me sëmundjen! Aktori dhe regjisori i njohur ndërpret punën në teatër
16/08 20:02
Top Channel/ Thethi është plot! Harrohet aksioni i korrikut, turistët shijojnë natyrën
16/08 19:57