Avokatët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i janë drejtuar prokurorëve të SPAK-ut me kërkesën për zgjatjen deri në datën 24 shtator të afatit të njohjes me përmbajtjen e plotë të akteve dhe provave mbi të cilat ngrihet akuza. Në kërkesën e tyre, avokatët shprehen se nisur nga volumi jashtëzakonisht i madh i materialeve hetimore, kryebashkiaku Veliaj dhe mbrojtja e tij ndodhen në pamundësi objektive kohore për t’u njohur në mënyrë efektive me përmbajtjen e plotë të provave dhe akteve, brenda afatit 10-ditor të parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale.